Kampanja për pastrimin e ambientit në Gjilan do të zgjasë nga 22 prilli deri më 5 qershor

14 prill 2022 | 13:14

Të enjten është mbajtur takimi i radhës i task-forcës për pastrimin e ambientit, të cilin e ka udhëhequr nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku.

Në këtë takim, përpos drejtorëve komunalë, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të policisë, zjarrfikësve, kompanisë Eco-higjiena e disa OJQ.

Nënkryetarja Morina-Bunjaku ka thënë se kampanja me moton “Ruaje natyrën, shpëto komunitetin” do të zgjasë nga 22 prilli deri më 5 qershor.

“Përbrenda kampanjës do të ketë mesazhe edukuese për ruajtjen e ambientit, e aktivitete të shumta të pastrimit të ambientit. Mirëpo, qëndrueshmëria e këtyre aktiviteteve do të jetë 365 ditë”, ka thënë nënkryetarja e komunës.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, do të bëhet pastrimi i shkollave, pastrimi i deponive ilegale, vendosja e koshave të mbeturinave, mbjellja e drunjve dekorativ, pastrimi i shtretërve të lumenjve, e aktivitete të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj,…