8 futbollistë sulmojnë portierin kundërshtarë në La Liga 2 në Spanjë (video)

18 prill 2022 | 11:50

Një episod i pazakontë ka ndodhur në La Liga 2 aty ku derbi mes Sporting Gijon dhe Real Oviedo i përfunduar me rezultatin 0-1, prodhoi një tension të pajustifikueshëm pas përfundimit të 90-minutave. Lojtarët e Gijon rrethuan portierin kundërshtar dhe nisën përplasjet fizike, ndërsa nuk munguan ofendimet e rënda për Joan Femenias.

Gardiani shpëtoi vetëm pas ndërhyrjes së shokëve të skuadrës, ndërkohë që trajneri i Real Oviedo pas ndeshjes theksoi se festa e lojtarëve të tij në fushë nuk ishte për të provokuar kundërshtarët ndërsa e cilësoi të pajustifikueshme atë që ndodhi.

Real Oviedo mban vendin e gjashtë në kampionat ndërsa shpreson të arrijë në zonën play-off për të tentuar ngjitjen në elitë.

https://gorilla.cdnja.co/v/ly/LyNvA.mp4?token=uIGcPU9WJA8iI-y08xIbWQ&expires=1650276161

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opozita po kërkon nga krerët e institucioneve që të trajtojnë…