“Usta i mashtrimeve”, thotë Kelmendi kur pyetet pse Kurti po mban shumë truproja
20 prill 2022
| 08:02
Ish-udhëheqësi i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, ka reaguar në postimin e zyrtarit të Nismës, Bilall Sherifi, i cili ka kujtuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti sa ishte në opozitë, ku kishte thënë se në qeverisjen e tij prokurori do të jetë më i famshëm se vetë ai.
Sherifi kujtoi kohën kur Kurti kishte thënë se do t’ua heqë mbrojtjet e afërta politikanëve e do t’ua japë prokurorëve.




