Kurti takon familjarët e viktimave të masakrës së Paklekut: Krimet e Serbisë nuk mund të zhduken e as harrohen

24 prill 2022 | 19:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur të dielën në takim familjarët e viktimave të Masakrës së Paklekut, Teuta Elshanin, Fadil dhe Xhavit Muqollin dhe profesorin Nusret Pllana – autor i librit “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi shqiptarët 1844 – 1999”.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se gjatë këtij takimi u diskutua për rëndësinë e dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës dhe rolin e rëndësishëm që Instituti për krimet e kryera gjatë luftës do të ketë në arritjen e këtij qëllimi.

“Kryeministri Kurti tha se krimet e Serbisë në Kosovë nuk mund të zhduken e as të harrohen, dhe se na duhet që të gjithë, organizata e institucione shtetërore, shoqëria civile, hulumtues të pavarur, e ekspertët të jashtëm, të angazhohemi në dokumentimin dhe adresimin e tyre”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e ZKM-së.

Ndryshe, javën e kaluar është përkujtuar përvjetori i 23-të i ​Masakrës së Paklekut dhe të Çikatovës së Vjetër në të cilën u vranë dhe masakruan 77 shqiptarë civilë të paarmatosur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy muaj pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, sulmet…