Policia sekuestrohen para e kokainë në Pejë dhe Prishtinë

28 prill 2022 | 18:41

Policia e Kosovës në dy operacione të ndara  të enjten ka arrestuar tre persona, ka sekuestruar 255 gramë kokainë dhe mbi 10 mijë euro.

Sipas njoftimit të policisë, sekuestrimi i parë ka ndodhur në Pejë në orën 10:50, ku pas një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit B.L, janë sekuestruar 163 qese të vogla me kokainë, dy telefona mobilë dhe 10 mijë e 670 euro.

Janë bastisur edhe dy shtëpi të tjera ku dyshohet se i arrestuari i ka shfrytëzuar për fshehje dhe shitje të substancave narkotike.

Ai është arrestuar dhe pas intervistimit të prokurorisë për krime të rënda, iu caktua masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndërsa në Prishtinë, në orën 14:00, dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer shitblerje të kokainës.

Operacioni është kryer edhe në shtëpinë e njërit prej të arrestuarve në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ku janë gjetur 200 gramë kokainë, një pushkë e gjatë dhe dy dokumente të një shteti të huaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë zyrtarisht Liverpool dhe Jurgen Klopp kanë zgjatur bashkëpunimin mes…