Haradinaj kujton të rënët e Studimes dhe Bukoshit

03 maj 2022 | 12:05

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinajm, ka thënë se përulet me respekt para të rënëve më 2 maj në Studime të Vushtrrisë dhe më 3 maj në Bukosh të Suharekës, njëzetetre vjet më parë.

“Barbarët nxorën nga kolona qindra njerëz që kishin marrë udhën për në Shqipëri, duke mos kursyer as te miturit e as gjyshërit. Familje të tëra, kanë dhënë nga gjaku i tyre për lirinë e Kosovës, e sa pak kemi bërë si shoqëri e shtet për ta”.

“Kjo sakrificë na obligon të mos ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi dhe ndëshkim të atyre, që urdhëruan gjenocidin kundër popullit shqiptar. E drejta për viktimat asnjëherë s’do të jetë e plotë por duhet të jemi të bashkuar në kërkimin e saj. Gjithmonë duke ndarë dhembjen me ata që humbën të dashurit, duke ndjerë atë dhembje, e duke e nderuar e mbrojtur vlerën që u krijua nga sakrifica e të rënëve. Kujtimi për ta mbetet i përhershëm”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për raportim të besueshëm dhe të baraspeshuar, si shtylla e…