Rama: Në Shqipëri s’ka media të intimiduara por ka shumë viktima të shpifjeve

03 maj 2022 | 12:30

Në Ditën Botërore të Shtypit kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat dhe akuzat ndaj medias në vend.

Në një postim në llogarinë e tij në “Twitter”, kreu i qeverisë thotë se në Shqipëri nuk ka media të intimiduara apo gazetarë që u pengohet liria.

Sipas tij, përkundrazi, në vend ka gjithnjë e më shumë “viktima të shpifjeve e gënjeshtrave e lajmeve të rreme.”

“Në Shqipëri s’ka as media të intimiduar, as gazetarë të penguar në lirinë e tyre. Madje në Shqipëri ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve, gënjeshtrave e lajmeve të rreme! Flitet për gjyqe me gazetarë, kur në fakt s’ka! Flitet për ligjin antishpifje kur në fakt s’ekziston!”, ka shkruar Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Popullariteti i salafistëve dhe lëvizjeve të tjera islamike në Gjermani…