Musliu: Pse ndërtesa e qeverisë mos të mbulohet me flamurin e UÇK-së?

19 maj 2022 | 11:26

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka pyetur se pse Qeveria e Kosovës nuk është solidarizuar me UÇK-në.

Ajo ka thënë se qeveria është solidarizuar me shtete e komunitete të ndryshme, duke mbuluar objektin e qeverisë me simbole përfaqësuese, por një gjë të tillë nuk e ka bërë për UÇK-në.

“Pse ndërtesa e qeverisë mos të mbulohet me flamurin e UÇK-së sot kur Kosova po përballet me padrejtësinë më të madhe?”, ka shkruar Musliu.

Kujtojmë se reagimi i Musliut vjen një ditë pas dënimit të parë nga Gjykata Speciale ndaj kryetarit dhe nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët gjenden në Hagë.

Gucati dhe Haradinaj janë dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe nga 100 euro gjobë nga Specialja, ndërsa vendimi ndaj tyre pritet të apelohet në instanca më të larta të gjykatës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Nuk do të jetë vetëm Paul Pogba transferimi i vetëm…