Kamishi ia ndal mikrofonin Haxhi Avdylit, deputetët e PDK-së dhe AAK-së bllokojnë sërish foltoren (video)
16 qershor 2022
| 14:28
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ia ka ndërprerë fjalën deputetit të LV-së Haxhi Avdyli derisa ky ishte duke folur në seancë.
Deputetët e PDK-së dhe AAK-së janë mbledhur sërish para foltores së Kuvendit për të pamundësuar mbarëvajtjen e seancës.
Opozita po kërkon që seanca të ndërpritet dhe qeveria të fillojë sot takimin me veteranët.
Në anën tjetër kryeministri Kurti ka thënë se me veteranët mund të takohet nesër (e premte).




