Fillon zgjerimi i rrjetit të ndriçimit publik në sheshin “Skënderbeu” në Mitrovicë

22 qershor 2022 | 16:54

Komuna e Mitrovicës, respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë ka filluar me zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të ndriçimit publik në disa pjesë të qytetit.

Gjatë ditës së sotme, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, së bashku me drejtorin e DSHPI-së, Granit Tmava, kanë vizituar fillimin e punimeve për zgjerimin e rrjetit të ndriçimit publik në sheshin e qytetit “Skënderbeu”.

Me këtë rast, nënkryetari Tahiri, tha se zgjerimi dhe modernizimi i rrjetit të ndriçimit publik është një prej projekteve kryesore të Komunës së Mitrovicës, përmes të cilit do të ndriçohen lagjet dhe fshatrat e qytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shkup, në Minisitrinë për Sistem Politik, me Zëvendës Kryeministrin…