Gazi lotsjellës na humbi trenin për liberalizim të vizave në vitin 2016

23 qershor 2022 | 20:03

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka renditur disa arsyeje se pse nuk janë liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës.

Çitaku në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se retorika boshe dhe populiste të cilës i kanë prirë me vite, gazi lotsjellës e molotovët, sipas saj Kosova e ka humbur trenin për liberalizim të vizave vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

“Pa dashur ta arsyetoj për asnjë moment qasjen fund e krye të pajustifikueshme të Bashkimit Evropian karrshi Kosovës dhe liberalizimit të vizave, një mësim shpresoj ta kenë marrë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës; retorika boshe dhe populliste të cilës i kanë prirë me vite, gazi lotsjellës e molotovët na e humbën trenin për liberalizim të vizave vitin 2016, atëhere kur ishim në pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë”, ka shkruar Çitaku.

Postimi i plotë:

Pa dashur ta arsyetoj për asnjë moment qasjen fund e krye të pajustifikueshme të Bashkimit Evropian karrshi Kosovës dhe liberalizimit të vizave, një mësim shpresoj ta kenë marrë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës; retorika boshe dhe populliste të cilës i kanë prirë me vite, gazi lotësjellës e molotovët na e humbën trenin për liberalizim të vizave vitin 2016, atëhere kur ishim në pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka komentuar Samitin e…