Bayerni lejon Lewandowskin të largohet

13 korrik 2022 | 12:49

Robert Lewandowskit duket se do ti plotësohet dëshira që kishte për transferimin te Barcelona, me katalansit që duket të kenë gjetur akordin me Bayern Munchen për polakun, i cili do t’i kushtojë klubit spanjoll 50 milionë euro.

Sipas raportimeve nga “RMC Sport”, Barcelona ka vendosur të përmbushë pritshmëritë e Bayernit dhe të vendosë “në pjatë” shumën e kërkuar nga ata për të lënë të lirë Lewandowskin e cila është 50 milionë euro.

Në këto kushte pritet tashmë vetëm finalizimi i detajeve të fundit, me polakun që pret me padurim të vendoset nën urdhrat e teknikut Xavi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Holandë, Dren Doli, dje…