Mal i Zi konfirmon rastin e parë me linë e majmunit
31 korrik 2022
| 10:08
Rasti i parë i lisë së majmunëve është regjistruar në Mal të Zi, ka njoftuar Instituti për Shëndet Publik (IJZ), i cili ka bërë me dije se pacienti është shtetas malazez dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për pacientin dhe kontaktet e tij me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes infektive.
“Janë njoftuar të gjitha institucionet kompetente në përputhje me protokollet kombëtare dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Lija e majmunëve zakonisht fillon me ethe, dhimbje muskujsh, lodhje dhe dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe kollë. Gjithashtu, mund të ketë rritje të nyjave limfatike (limfadenopati).



