Ish-presidenti Meta: Vendosja e reciprocitetit është e drejtë e çdo shteti sovran

31 korrik 2022 | 22:45

Ish-presidenti i Shqipërisë, kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për situatën në veri, duke mbështetur vullnetin e institucioneve të Republikës së Kosovës për vendosjen e ligjshmërisë në të gjithë territorin.

“Dënoj me forcë çdo sulm ndaj policisë dhe forcave të sigurisë në ushtrimin e misionit dhe detyrës së tyre ligjore dhe kushtetuese”.

“Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon, duke theksuar se vendosja e reciprocitetit është e drejtë e çdo shteti sovran”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas situatës së krijuar në veri të vendit, një reagim…