Një orë e gjysmë pritje tek pika kufitare Dheu i Bardhë

07 gusht 2022 | 18:34

Pritjet në pikat kufitare në Kosovë vazhdojnë të jenë të gjata.

Në dalje në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet janë deri në një orë e gjysmë, sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Ndërkohë në Mutivodë në dalje pritjet janë deri në gjysmë ore.

Në Merdar pritjet janë zvogëluar. Për dallim nga e shtuna kur pritjet ishin deri 4 orë në dalje, tash janë 5-10 minuta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski duke komentuar…