Rabiot mund të vazhdojë me Juventusin
21 gusht 2022
| 15:50
Adrien Rabiot mund të vazhdojë me Juventusin.
Disa media italiane gjatë kësaj merkato përhapën lajme se Rabiot nuk është i lumtur te “Zonja e Vjetër” dhe po e mendon largimin.
Por, është trajneri i ekipit italian, Massimiliano Allegri, ka thënë se ai do vazhdojë të jetë lojtari i tij.
“Rabiot ishte i rëndësishëm vitin e kaluar. Ai do të luajë të hënën dhe do të luajë këtë vit. Tregu është diçka tjetër dhe është normale që lojtarët të kenë dëshirën apo edhe mundësinë e largimit”, ka thënë italiani.
Man United, Paris Saint Germain dhe Liverpool janë skuadrat e interesuara për francezin.



