Galtieri konfirmon planet për ta shitur Paredes

31 gusht 2022 | 08:42

Leandro Paredes nuk do të jetë pjesë e PSG-së.

Trajneri i Paris Saint-Germain (PSG), Christophe Galtier, ka folur lidhur me planet e PSG-së për fundin e merkatos.

Galtier ka thënë se parisienët do ta shesin kartonin e Leandro Paredes por mund ta mbajnë Keylor Navas.

“Me Keylor flasim shpesh. Ai është portier i PSG dhe do të jetë në skuadër. Leandro s’do të jetë pjesë e grupit”.

“E dimë se ai ka marrëveshje personale me Juventus. Ai është aktualisht i PSG-së, por mendjen e ka diku tjetër. Kam marrë vendim të mos e përfshij në grup që ai të mund të kompletojë lëvizjen e tij”, ka thënë Galtieri.

PSG nuk kanë mbyllur mundësinë që të tentojnë edhe një herë për edhe për lojtarin e Inter, Milan Skriniar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) ka thënë se do të…