Inzaghi: Na duhet një qendërmbrojtës
31 gusht 2022
| 11:31
Interi fitoi ndaj Cremonese (3-1) në “San Siro”, por trajneri Simone Inzaghi, ka thënë se skuadra e tij ka nevojë për një qendërmbrojtës.
“Jam shumë i lumtur, fituam një ndeshje të vështirë ndaj një skuadre që grumbulloi më pak se sa meritonte, djemtë bënë mirë që fituan një ndeshje të rëndësishme përpara derbit të Milanos. Kemi nevojë për një qendërmbrojtës. Nuk di asgjë rreth fjalëve për një largim të Gosensit, por di të them se më duhet një qendërmbrojtës në ekip urgjentisht. Klubi e di shumë mirë që na duhet një i tillë. Kemi pesë mbrojtës, na duhen gjashtë sepse kemi shumë ndeshje për të luajtur. Kanë mbetur dhe pak orë nga përfundimi i merkatos dhe duhet me patjetër përforcim në repartin qendror të mbrojtjes”, ka thënë Inzaghi.



