Marinsat amerikanë trajnojnë policët ushtarakë të FSK-së

15 shtator 2022 | 08:51

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se marinsat amerikanë po i trajnojnë policët ushtarakë të FSK-së.

Mehaj ka shkruar se marinsat amerikanë për policët ushtarakë të FSK-së kanë dhënë njohuritë e tyre për demonstrimin e shkathtësive në neutralizimin e gjuajtësit aktiv.

“Në Kazermën ‘Adem Jashari’, marinsat amerikanë ofruan për policët tanë ushtarakë njohuritë për demonstrimin e shkathtësive në neutralizimin e gjuajtësit aktiv, ndalesat e trafikut me rrezikshmëri të lartë, operimin me armët jo-vdekjeprurëse si dhe negocimin me pengjet dhe lirimin e tyre”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ai i ka falënderuar dhe u ka shprehur mirënjohje të përjetshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet…