Shaqiri e Xhaka pjesë e listës së Zvicrës, Andi Zeqiri jo

16 shtator 2022 | 13:55

Zvicra ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e radhës që zhvillohen në shtator.

Pjesë e kësaj liste janë edhe Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, por jo edhe Andi Zeqiri.

Sulmuesi i Baselit përkundër që po kalon formë të mirë, duke shënuar dy gola në dy ndeshjet e fundit, nuk ka marrë ftesë nga trajneri i helvetikëve.

Zvicra më 24 shtator do të përballet me Spanjën në udhëtim, kurse tri ditë më pas do ta presë Republikën Çeke në St.Gallen.

 

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një autobus ka goditur sot një këmbësore në kryqëzimin që…