Bëhet virale videoja e Kim Kardashian, e cila mezi ngjitet shkallëve gjatë javës së Modës në Milano

26 shtator 2022 | 15:16

Harrojeni Kendall Jennerin duke prerë një trangull, sepse fansat e “The Kardashians” kanë një video tjetër të preferuar për të qeshur: Kim Kardashian derisa po përpiqej për t’u ngjitur në disa shkallë.

Ndërkohë që ishte motra Kendall ajo që u bë virale falë një klipi të saj ku shihej duke prerë një trangull, Kim tani ka bërë që të rikthehet në qendër të vëmendjes.

Në një video të re, të filmuar nga një prej ekipit të saj në Javën e Modës në Milano, 41-vjeçarja shfaqet duke u ngjitur shkallëve me një fustan të ngushtë dhe taka.

Ky klip më vonë u shpërnda në llogari të shumta të fansave të Kardashian, me një që shkroi: “Kim i është përkushtuar modës pavarësisht se çfarë”.

“Kjo është arsyeja pse ajo është perëndeshë e modës”, shtoi një përdorues tjetër i rrjeteve sociale.

Veshja ishte përgjegjëse për rrëmujën e shkaktuar me një fustan shkëlqyes argjendi të markës Dolce Gabbana, i shoqëruar me taka të ngjashme me rripa.

Koleksioni SS23 i markës luksoze u krijua në bashkëpunim me Kim, me shumë pamje me dantella, print leopardi dhe zbukurime kristali, në copa të zeza, të bardha dhe argjendi.

Nuk është hera e parë që Kim sfidon veten me fustane e kostume të ngjashme të ngushta.

I’ll let you caption this ⬇️♬ Funny Song – Cavendish Music

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bukuroshja braziliane, Key Alves, ka zbuluar se fiton ‘50 herë…