Murati: Jemi me fat, po e tejkalojmë më së liri krizën energjetike
30 shtator 2022
| 12:10
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se si shtet është fat i madh, që po tejkalohet më së liri dhe lehti në rajon kjo krizë me energji elektrike.
Sipas Muratit të gjitha shtetet tjera fqinjë, kanë ndarë buxhetin më të lartë për këtë çështje.
Ai ka shtuar se në vend kanë arritur të mbajnë tarifat më të ulëta se shtetet tjera.
Kujtojmë se në vend tanimë nga drejtuesit e shtetit kanë ardhur paralajmërime se dimri s’do të jetë i sigurt sa i përket furnizimit me energji elektrike.
Madje, dje ka bërë bujë një deklaratë e ministres Artane Rizvanolli e cila ka kërkuar nga qytetarët që si masë për këtë çështje, “t’i izolojnë shtëpitë”.