Hoxhaj, Muskut: Ke një narrativë ruse
Ish-kreu i PDK-së dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka reaguar njeriut më të pasur në botë Elon Musk.
Ai e ka sugjeruar Muskun të lexojë libra për të kuptuar më mirë Kosovën dhe Ukrainën.
“Lexo disa libra nëse dëshiron të kuptosh më mirë Kosovën dhe Ukrainën. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ndërsa Rusia dëshiron të marrë tokë që nuk i takon asaj. Ke një narrativë ruse. Qëndro jashtë kësaj nëse nuk je i informuar në detaje”, ka shkruar Hoxhaj në “Twitter”.
Musk kishte krahasuar Kosovën me Donbasin e Krimenë, rajone të Ukrainës të pushtuar nga Rusia.
Read some books if you want to understand #Kosovo and #Ukraine better!
Serbia committed genocide in Kosovo, while Russia wants to take land that does not belong to them. You have a Russian narrative. Stay out of this if you aren't privy to the details. https://t.co/wZ0YUnM20e
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) October 3, 2022



