Grabovci: Lëvizja Vetëvendosjes është parti e antivlerave
Ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje pas publikimit të videos përmes së cilës ka akuzuar pushtetet e kaluara për shkatërrimin e Kosovës.
Grabovci ka thënë se Kosova është ndërtuar si shtet me përkushtim dhe sakrifica.
Në këtë kontest, ai ka thënë se Vetëvendosje është parti e antivlerave.
Gjithçka që sot gëzojmë, e filluam nga hiqi, e të unifikuar, pa dallime, e ndërtuam më shumë dashuri, mund, vizion, përkushtim e sakrifica. Të gjithë për ta bërë shtetin. Gjitha pasojat, qe sot i vuajmë, dhe nesër do i përjetojmë janë rezultat i antivlerës se pushtetit që quhet Lëvizja Vetëvendosjes. Do jeni dëshmitarë, që ata qe mashtruan mbi kauzën e shpresës, ne fund do mbesin fatkeqësia e vendit”, ka shkruar Grabovci në “Facebook”.



