Isa Mustafa i bën një analizë videos së LV-së: Mungon vetëm e veja e Maos

04 tetor 2022 | 16:21

Dje Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video ku ka sulmuar figurat që kanë qenë në pushtet në vitet e kaluar, para se partia e Albin Kurtit të vijë në pushtet.

Në mesin e këtyre figurave, që sipas LV-së e kanë shkatërruar Kosovën është edhe ish-kryeministri Isa Mustafa. Për këtë të fundit, kjo video është “sjellje idioteske”.

Në një prononcim për “Express”, ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se videoja e LV-së është e ngjashme “me një bandë të drejtuar nga e veja e Mao Ce Dunit, që organizonte dhe poshtëronte figura të rëndësishme kineze”.

“Në kohën e Revolucionit Kulturor Kinez, një bandë e drejtuar nga e veja e Mao Ce Dunit organizonte dhe poshtëronte figura të rëndësishme kineze. Çdo gjë dukej ngjashëm me videon e LV-së, mungon vetëm e veja e Maos (e cila më vonë përfundoi në burg për persekutimet që i bëri)”, ka thënë Mustafa

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër nga kryeministrja…