Klauzola pro-Realit ekziston për Haalandin 

11 tetor 2022 | 17:13

Klauzola pro transferimit të Real Madridi vijon të jetë temë e medieve evropiane për Erling Haaland. Manchester City mohoi ekzistencën e saj, por “The Athletic” këmbëngul se është e vërtetë, madje jep dhe shifrën për të cilën mund të realizohet: 200 milionë euro.

Një klauzolë që vlen për transferimin jashtë vendit për Haalandin dhe jo për klube të tjera në Premierë Ligë. Lëvizja mund të realizohet në vitin 2024, ndërkohë kujtojmë se edhe për Mbappen përflitet se Reali ka një marrëveshje verbale për një transferim në vitin 2024.

Haaland ka thyer çdo rekord në fushën e lojës, duke u bërë i riu që arrin më shpejt 25 gola në Ligën e Kampionëve. Reali ndërkohë e sheh me admirim nga larg, duke pritur vitin 2024, ku dhe mund të ndodhë një nga lëvizjet më të bujshme vitet e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia e ka shtuar gjigantin teknologjik amerikan, Meta në listën…