‘Marca’: Mbappe dëshiron të largohet në janar nga PSG-ja

11 tetor 2022 | 17:30

Marrëdhënia mes Kylian Mbappes dhe PSG-së është “shkatërruar”. Kështu shkruan “Marca”, duke cituar burime pranë lojtarit.

Sulmuesi madje thuhet se është përpjekur të largohej gjatë verës, por nuk e gjeti rrugën e arratisjes dhe tashmë e kërkon në janar.

Mbappe ndihet i tradhtuar nga një klub që nuk do t’i kishte përmbushur premtimet e bëra në momentin e rinovimit. Nga ana e tij, klubi parisian e ka bërë të qartë se lojtari nuk do të shitet te Real Madridi, por thuhet se Liverpooli po studion situatën e futbollistit francez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në kuadër të EU4Youth…