Kadetët e FSK-së vazhdojnë trajnimet
20 tetor 2022
| 11:53
Kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) të vitit të dytë vazhdojnë me përvetësimin e shkathtësive për udhëheqjen e trupave.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se kadetët e FSK-së edhe në poligonin e udhëheqjes shkëlqyen në procesin e praktikimit të ndikimit te vartësit duke ofruar qëllim, drejtim dhe motivim ndërsa veprojnë për të përmbushur misionin dhe përmirësuar forcën.
“Puna ekipore rezulton me vendimmarrjen e duhur si dhe vetëbesimin e plotë të trupave. Klasa 2025 – të paepur dhe të pa frikë”, ka shkruar Mehaj në “Facebook”.



