Ambasada e ShBA-së: Vizita e Escobarit në Kosovë, produktive

21 tetor 2022 | 11:01

Vizitë produktive e ka quajtur Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, vizitën e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kjo ambasadë ka shpërndarë disa fotografi të Escobarit gjatë takimit me krerët e shtetit, opozitën dhe krerët e Kishës Ortodokse serbe duke e quajtur vizitën e tij si “të plotë dhe produktive”.

“Zëvendësndihmëssekretari Gabriel Escobar pati një vizitë të plotë dhe produktive në Kosovë këtë javë. Ai pati takime me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, si dhe me krerët e Kishës Ortodokse Serbe dhe të opozitës politike”, është thënë në postimin e ambasadës së ShBA-së në “Facebook”.

ne.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja dhe deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka folur me…