Deputeti i Parlamentit Evropian: Do të angazhohet që Kosova të marrë liberalizimin e vizave

02 nëntor 2022 | 12:15

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione e ka pritur në takim Romeo Franc, deputet i Parlamentit Evropian (PE).

Me këtë rast, ai ka thënë se do të angazhohet që Kosova të marrë liberalizimin e vizave.

Madje, Franc ka thënë se Kosova zë vend të posaçëm në zemrën e tij.

“Është e katërta herë që vij në Kosovë. Është ndjenjë kënaqësie dhe ndihem si në shtëpinë time. Jam shumë i lidhur me diasporën. Vendi juaj nuk është vend i huaj, por vend që zë vend të posaçëm në zemrën time. Kosova duhet të jetë pjesë e BE dhe çështja e liberalizimit ne jemi duke pritur shumë gjatë për këtë gjë dhe angazhohem që Kosova të ketë liberalizimit të vizave dhe Kosova duhet të jetë pjesë e BE”, ka thënë Franc.

Ndërsa kryetarja e komisionit, Duda Balje, ka thënë se shpesh herë është ndierë e diskriminuar ngase i përket një pakice, por që ka vendosur t’i injorojë këto paragjykime.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, njëherit koordinator për…