Atletico ndahet baras me Espanyolin

06 nëntor 2022 | 16:11

Atletico Madrid kanë lëshuar pikë edhe në përballje ndaj Espanyol, ndonëse luajtën për më shumë se 1 orë me një lojtar më shumë.

Skuadra e Atletico Madrid ka luajtur baras 1:1, në shtëpinë e saj, përballë skuadrës së Espanyol.

U mendua se punët do të shkonin lehtë për Atleti, kur në minutën e 28’ Espanyoli mbeti me 10 lojtarë në fushë, pasi Cabrera u ndëshkua me karton të kuq. Por gjërat s’shkuan ashtu. Atleti e panë veten në disavantazh në minutën e 62’, kur Darder shënoi për 0:1, pas një topi të marrë nga Joselu.

Skuadra e Diego Simeone kërkoi barazimin dhe atë e gjeti me anë të portugezit Joao Felix. Felix dërgoi topin në rrjetë në minutën e 79’, dhe me këtë gol u vendos rezultati final 1:1.

Atletico mbetet kështu edhe një hap prapa Barcelonës e Realit, duke shkuar në 23 pikë, 11 më pak sesa rivali lokal. Espanyol merr pikën e 11 dhe qëndron në pozitën 16.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti italian Francesco Bagnaia është kampioni i ri i botës…