Macroni i pret në takim Osmanin e Kurtin

10 nëntor 2022 | 18:30

Në Pallatin Elysee, presidentja Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti, u pritën në takim nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, me të cilin kanë diskutuar për partneritetin në mes të dy shteteve, dinamizimin e dialogut me Serbinë, si dhe zhvillimet e fundit në vendin tonë.

“Shprehëm përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës për procesin e dialogut, të bazuar në ruajtjen e sovranitetit, rendit kushtetues, integritetit territorial dhe funksionalitetit të Kosovës, të cilat janë të paprekshme”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Ajo ka treguar se në këtë takim diskutuan edhe veprimet destabilizuese të Serbisë, përmes fuqizimit të strukturave ilegale të saj në Kosovë, frikësimit të qytetarëve serbë dhe nxitjes së grupeve kriminale për ta cenuar rendin dhe ligjin në veri.

“Kosova mbetet e angazhuar, në koordinim me partnerët ndërkombëtar, për paqe, stabilitet dhe për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit. Ndërkaq, Presidenti Macron potencoi përkrahjen e tij për paqe, siguri dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon”.

“Në takim, ritheksuam rëndësinë e përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave përgjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së, si dhe kërkuam vazhdimin e mbështetjes së Francës për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
As pas mbledhjes së dytë të Grupit Punues për Vizat,…