Raketat ruse kaluan në Poloni, vranë dy persona
15 nëntor 2022
| 20:18
Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane tha se raketat ruse, që sulmuan Ukrainën, kaluan edhe në Poloni dhe vranë dy persona, raporton AP.
Polonia është shtet anëtar i NATO-s.
Zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Mueller, nuk e konfirmoi menjëherë këtë informacion, por tha se krerët e shtetit po mbajnë një takim urgjent për shkak të një “situate krize”.
Mediat polake raportuan se dy persona vdiqë në një fshat polak, i cili gjindet pranë kufirit me Ukrainën.
Shpërthim në Poloni, raportohet për dy të vdekur



