Neuer: Tash jemi nën presion

24 nëntor 2022 | 14:16

Gjermania pësoi humbje në ndeshjen e parë të Kupës së Botës nga Japonia (1-2). Kapiteni Manuel Neuer e ka pranuar se tash gjermanët janë nën presion, pasi ndeshjen e radhës e kanë kundër Spanjës.

“Duhet të përmirësojmë shumë gjëra, por tani jemi nën presion. Kundër Japonisë ishte ndeshja më e rëndësishme dhe ne e humbëm, ndaj Spanjës duhet një tjetër paraqitje, duhet të japim gjithçka kundër një kundërshtari shumë të vështirë”, ka thënë Neuer.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputetët demokratë kanë kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin e vendit,…