Vrasja e 63-vjeçares në Prishtinë, Çitaku: S’ka motiv që e arsyeton këtë çmenduri

25 nëntor 2022 | 11:21

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar për vrasjen e 63-vjeçares në Prishtinë me sëpatë nga burri i saj.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Çitaku ka kritikuar prokurorinë për komunikatën e saj në të cilën  është thënë se “nuk dihen motivet e vrasjes”.

“Në Prishtinë, një grua në moshën 63-vjeçare vritet me sëpatë nga bashkëshorti i saj. Nuk dihen motivet e vrasjes, po thonë. Sinqerisht, motiv po kërkoni a?! Nuk ka motiv që e shpjegon apo arsyeton këtë çmenduri. Dhimbje pafund”, ka shkruar Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e njohur, Anya Taylor-Joy ka treguar se është bullizuar…