Iniciativa për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti pritet të diskutohet nesër në Kuvend

29 nëntor 2022 | 13:38

Nesër (e mërkurë) në Kuvendin e Kosovës pritet të debatohet dhe më pas të merret një vendim nëse do të kalojë në Komisionin për Buxhet, iniciativa qytetare për lejimin e tërheqjes së 30 për qind  mjeteve nga Trusti.

Ky komision pritet të mblidhet nesër në orën 10:00.

Gjatë kohës kur anëtarët e komisionit do të diskutojnë e më pas të votojnë që iniciativa të shkojë në seancë plenare, i pranishëm do të jetë edhe iniciuesi i kësaj nisme, Adnan Jashari.

Jashari ka thënë se shpreson se anëtarët e komisionit do të votojnë pro kësaj iniciative.

“Nuk kam informacione se si mund të votojnë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të minoriteteve, por shpresoj që të votojnë ‘për’”, ka thënë Jashari për “Blicin”.

Aktualisht Trusti ka mbi 170 milionë humbje.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Bayern Munchen ka njoftuar se nuk do të nënshkruajnë me…