Kosova strehon gazetaren e 13-të nga Ukraina

21 dhjetor 2022 | 11:16

Në Kosovë ka mbërritur gazetarja e radhës ukrainase, Anastasiia Poia.

Poia do t’i bashkohet gazetarëve ukrainas tanimë të strehuar në vend, në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”.

Kolegia ukrainase është mirëpritur në aeroport nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, përfaqësues të MPB-së dhe Policisë së Kosovës.

AGK-ja shpreh sërish mirënjohjen për të gjithë partnerët kombëtarë e ndërkombëtarë, që ndihmuan implementimin e projektit përgjatë vitit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet 21.12.2022 Punime të…