Specialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit e Veselit

21 dhjetor 2022 | 18:15

Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin dy ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Vendimi është marrë nga Trupi Gjykues me në krye gjyqtarin Charles Smith III.

Në vendimin për Veselin që e ka parë lajmi.net, i cili është marrë më 19 dhjetor, thuhet se Prokuroria ka afat që deri më 30 janar të dërgojë parashtresat për shqyrtimin tjetër të paraburgimit.

I njëjti afat, prokurorisë i është dhënë edhe në rastin e Thaçit.

Thaçi e Veseli gjenden në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bisedë me Hysen Tërpezën (3)  Ju e kishit vendosur, me…