Kuka: Laura nuk e viziton me muaj familjen vetëm që të mos humbë asnjë stërvitje

23 dhjetor 2022 | 16:46

Sporti i xhudos vazhdon të mahisë botën dhe ta bëjë krenar shtetin e Kosovës me sukseset duke fituar medalje të arta, të argjendta e të bronzta.

Suksese të mëdha u arritën së fundi edhe në Mastersin e xhudos për vitin 2022 ku Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë, kurse Laura Fazliu të argjendtën. Për të gjitha këto suksese të tyre, e veçanërisht për atë të Laura Fazliut, ka shkruar trajneri Driton Kuka, i cili ka folur për përkushtimin e saj në punën për t’i arritur këto suksese.

Ai ka thënë se Laura në shumë raste nuk e viziton për muaj të tërë familjen e saj në Mitrovicë vetëm që të arrihen këto suksese.

“Nga këndi i një trajneri. Buzëqeshja e Laurës për medaljen në Masters! Përkushtim e sakrificë që po shpaguhet dita-ditës. Ndodh që kalojnë muaj të shumtë pa vizituar familjen e saj që jeton në Mitrovicë, vetëm e vetëm që të mos humbë asnjë stërvitje të vetme, e kjo shpaguhet. Sistemi i punës në ekipin tonë funksionon sikur detyrat e vështira të matematikes, po nuk u ndale, rezultatet vijnë, patjetër”, ka shkruar Kuka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventus përfundon sërish nën hetime në Itali për manipulim të…