Georgina surprizon Ronaldon, ylli portugez zbulon dhuratën që mori për Krishtlindje

26 dhjetor 2022 | 16:23

Georgina Rodriguez nuk kursehet asnjë herë kur bëhet fjalë për të surprizuar C. Ronaldon.

Sigurisht nuk është e lehtë që të befasosh një personazh si CR7, një nga futbollistët më të pasur në botë, por bukuroshja ia ka dalë edhe këtë herë.

Duke njohur pasion e madh të Ronaldos për makinat, Georgina zgjodhi një Roll Royce si dhuratë për Krishtlindje.

Bëhet fjalë për një makinë jo pak të shtrenjtë, por një model që kushton 345 mijë euro.

Ronaldo nuk ka nguruar të bëjë publike në “Instagram” këtë dhuratë të Georginas shoqëruar me fjalët: “Faleminderit dashuria ime”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e ka dënuar sulmin…