Tahiri dyshon për përfshirje të Kurtit dhe Osmanit në aferën e ambasadorit Berishaj, kërkon hetim ndërkombëtar

16 janar 2023 | 13:32

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se duhej të kishte një hetim ndërkombëtar ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Tahiri para gazetarëve ka thënë se mosreagimi i presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti për tërheqjen kesh të 1.4 milion eurove nga Berishaj, i bën përgjegjës direkt të përfshirë në këtë aferë.

Sipas tij, kjo është absurde se si ka mundur që të tërhiqeshin gjithë ajo shumë pa u vërejtur nga institucionet e vendit, duke shtuar se ai ka pasur mbështetje nga zyrtarët e lartë të institucioneve të shtetit.

“Ambasadori Berishaj ka gënjyer duke mos raportuar drejtë, dhe thotë se ka marr një shumë më të vogël nga ato çka është raportuar dhe më e vogël se 600 mijë euro, dhe nuk përgjigje fare nga mjetet e marra nga GEN-i slloven. Imagjinojeni 1.4 milion janë tërhequr në mënyrë kesh në sy të institucioneve dhe mos me u bë temë kjo është e tmerrshme dhe mos reagimi i presidentes dhe mos shkarkimi i tij dhe për të filluar një hetim ndërkombëtar i bënë përgjegjës direkt dhe janë të përfshirë në këtë aferë”.

“Mosreagimi dhe adresimi tekë institucionet përgjegjës si nga presidentja si nga qeveria i bënë përgjegjës direkt se ata janë të përfshirë në këtë aferë. I bëjë thirrje që shkarkimi i tij nuk mjaftojnë, duhet një hetim i thellë”, është shprehur ai. /EO

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është shprehur i lumtur me…