Kuvendi do t’i mbajë dy seanca gjatë kësaj jave

30 janar 2023 | 12:24

Kryesia e Kuvendit të Kosovës të hënën ka vendosur që gjatë kësaj jave të mbahen dy seanca plenare.

Deputetët do të mblidhen të mërkurën për të shqyrtuar pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara, ndërsa të enjten do të mbahet seanca e re plenare, ku do të shqyrtohen një sërë projektligjesh.

“Të mërkurën do të ketë vazhdim të seancës e cila do të fillojë nga ora 12:00, ndërkaq është caktuar edhe seancë e re për të enjten”, ka bërë me dije shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar se nga sot…