Të hënën, Kurti dhe Bislimi zhvillojnë drekë punë me Lajçakun
05 shkurt 2023
| 17:39
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, pritet të vizitojë Kosovën më 6 shkurt.
Ai do ta zhvillojë një drekë pune së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin.
Kështu ka bërë të ditur për klankosova.tv, zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu.
“Nesër, kryeministri Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin Bislimi priten të zhvillojnë një drekë pune me emisarin Lajçak”, ka thënë Kryeziu.



