Ukraina është e gatshme t’i ofrojë ndihmë Turqisë
06 shkurt 2023
| 08:29
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të ofrojë ndihmën e nevojshme për popullin turk pas tërmetit që goditi vendin.
“U shprehim ngushëllimet tona familjeve të viktimave dhe të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Ne jemi në këtë moment pranë popullit turk, të gatshëm për të ofruar ndihmën e nevojshme”, tha Zelensky në turqisht në Twitter.



