Milwaukee mposhti Chicagon, Clippersat ‘leksion’ Pheonixit
Tri ndeshje të luajtura në NBA, ku spikat fitorja e Milwaukee, që mundi me rezultat 112-100 Chicago jashtë fushe.
Ndeshje e dominuar nga Bucks, ku u dallua Brook Lopez me 33 pikë. Lajmi i keq për Milwaukee është dëmtimi i Antetokounmpo, që la fushën pas 9 minutave lojë, për shkak të një dëmtimi në kyçin e dorës. Fitore disi surprizë arriti ekipi i Clippersave, që mundi me rezultat 116-107 Phoenix.
George dhe Mann realizuan nga 216 pikë secili për miqtë. Skuadra e Washington triumfoi me rezultat 114-106 në shtëpinë e Minnesota. Bradley Beal realizoi 35 pikë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e Anthony Edwards për Minnesota.
Rezultatet
Chicago – Milwaukee 100-112
Minnesota – Washington 106-114
Phoenix – Clippers 107-116



