Zelensky: Nëse rusët marrin Bakhmutin, u hapet rruga për të pushtuar qytetet e tjera

07 mars 2023 | 22:00

Trupat ruse do të kenë “rrugë të hapur” për të pushtuar qytetet kryesore në Ukrainën lindore nëse marrin kontrollin e Bakhmutit.

Ishte ky paralajmërimi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në një intervistë me CNN, teksa mbrojti vendimin e tij për të mbajtur forcat ukrainase në qytetin e rrethuar.

“Kjo është taktike për ne”, tha Zelensky, duke këmbëngulur se ushtria e Kievit është e bashkuar për të zgjatur mbrojtjen e qytetit.

“Ne e kuptojmë se pas Bakhmutit ata mund të shkojnë më tej. Ata mund të shkonin në Kramatorsk, ata mund të shkonin në Sloviansk, do të ishte rrugë e hapur për rusët pas Bakhmutit për në qytete të tjera në Ukrainë, në drejtim të Donetsk. Kjo është arsyeja pse djemtë tanë po qëndrojnë atje”, theksoi ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pas rritjes së kërkesave në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar,…