Franklin: Do t’i jap fund një herë e përgjithnjë karrierës së Joshuas

28 mars 2023 | 12:38

Më 1 prill, në stadiumin “O2 Arena” të Londrës do të zhvillohet dueli i peshës së rëndë në boks mes britanikut Anthony Joshua (24 fitore, 3 humbje) e amerikanit Jermaine Franklin (21 fitore, 1 humbje).

Për britanikun, ish-kampion bote në këtë Divizion, kjo është një përballje vendimtare për të ardhmen, pasi vjen pas dy humbjeve ndaj Usyk.

Për këtë arsye, Franklin shprehet se do t’i japë fund një herë e mirë karrierës së Joshua: “Të gjithë thonë se karriera e Joshua është në fije të perit dhe se kjo sfidë është gjithçka për të. Ai mund të kishte zgjedhur këdo si rival, por më zgjodhi mua. Ndoshta ai po përpiqet t’i dëshmojë vetes se mund të më bëjë diçka që Dillian nuk mundi”.

“Joshua bëri zgjedhjen e gabuar, pasi s’do të ketë fitore ndaj meje. Unë kam ardhur në Londër për ta zgjuar atë dhe pjesën tjetër të botës. Do ta mposht dhe do t’i jap fund karrierës së tij. Ai i ndryshon shpesh trajnerët, por një gjë s’do të ndryshojë, fakti që do të humbasë sërish”, u shpreh Franklin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona janë vdekur si pasojë e Covid-19 në 24…