Roma fiton minimalisht ndaj Leverkusenit, Juve barazon me Sevillan
Roma ka shënuar fitore ndaj Bayer Leverkusen me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Ndeshja nisi me një rast të Bayer Leverkusen kur rrezuan në minutën e shtatë me Florian Wirtz, por pa sukses. Roma tentoi dy herë në pjesën e parë me Roger Ibanez dhe Andrea Belotti, por nuk ishin të saktë.
Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit që në minutën e 63-të që arritën të marrin epërsi me golin e Edoardo Bove. Krejt në fund ka mundur të barazohen shifrat, kur Jeremie Frimpong ishte afër të shënonte.Ndeshja kthyese e kësaj përballje zhvillohet pas një jave.
Ndërsa Juventusi ka marrë një barazim zhgënjyes brenda në Torino me shifrat 1-1 ndaj Sevillas. “Bardhezinjtë” hasën vështirësi në pjesën e parë, pasi nuk gjetën dot asnjëherë kuadratin. Ekipi i Mendilibar shfrytëzoi në maksimum një kundërsulm në minutën e 25-të, teksa finalizoi në mënyrë perfekte sulmuesi nga Maroku, En Nesyri. Në pjesën e dytë, “Zonja e Vjetër” u zgjua dhe barazoi në limite me Gattin.