Benjamin Emini rikthehet pas katër muajsh
16 maj 2023
| 16:24
Kapiteni i skuadrës së Llapit, Benjamin Emini është rikthyer pas një lëndimi të gjatë që e mbajti jashtë fushës së gjelbër për katër muaj.
Klubi llapjan ka njoftuar se Emini do të jetë i gatshëm për formacionin e trajnerit Tahir Batatina në fillim të edicionit të ardhshëm.
“Kapiteni Benjamin Emini, pas afro 4 muajsh mungesë, sot ka filluar fazën e rikuperimit final para rikthimit në fushën e blertë. Emini kishte pësuar rupturë të ligamentit kryqëzor ACL me ç’rast në janar të këtij viti u deshtë t’i nënshtrohej operimit. Kapiteni ynë pritet që t’iu rikthehet ndeshjeve me skuadrën nga fillimi i edicionit të ri 2023/24 që fillon në gusht”, thuhte në njoftimin e Llapit.
/Epoka e re/



