Obiliq, projekti i shtrirjes së rrjetit të Ngrohjes Qendrore po realizohet sipas planit dinamik

05 qershor 2023 | 14:18

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka njoftuar qytetarët e kësaj komune për shtrirjen e rrjetit të Koogjenerimit – Ngrohjes Qendrore, projekt ky i cili po realizohet me ritëm të shpejtë.

Gashi ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët, pasi që si rezultat i punimeve që po realizohen në këtë projekt disa nga rrugët nuk janë të hapura për qarkullim, por sipas tij, rëndësia e jetësimit të këtij projekti madhore.

“Dinamika e shpejtë e projektit të Ngrohjes Qendrore në Obiliq, është tregues se jemi në rrugën e duhur drejt një të ardhme më të qëndrueshme dhe të mirë për të gjithë! Ky sukses është frymëzues për të ndjekur këtë rrugë dhe të krijohen ndryshime të mëdha për mjedisin dhe komunitetin. Nga qytetarët kërkoj mirëkuptim, si rezultat i punimeve që po realizohen në këtë projekt disa nga rrugët nuk janë të hapura për qarkullim por rëndësia e jetësimit të tij është madhor për të gjithë”, ka shkruar Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Messi dëshiron të rikthehet te Barcelona”. Kjo ishte deklarata e…